O vëllëzër shqiptarë!
Nuk duhet t'harrojmë
Ishim t'krishter
E u bëmë muslimanë
Si ndodhi ky ndryshim
I kalimit nga njëri
N'besim n'tjetër
E dijmë shumica
Por mbi t'gjitha
T'kushtohemi kombit
Aty është e vërteta.
E vërteta është
Se para se t'jemi t'krishter
Apo muslimanë
Qoftë ortodox
Apo Bekteshjan
Lindëm shqiptarë
Pastaj mund t'i drejtohemi
Cilido religjion.
Kurrë nuk guxojmë të harrojmë
Kombi është mbi t'gjitha
Pastaj vijnë me radhë
Tjerat aspirata
T'cilat në asnjë mënyrë
Nuk kanë rëndësi më t'madhe
Se Kombi shqiptar.