Në mesverë, muaji gusht
një fëmij u lindë në Shkup
Zot i Madh atje në qiell
fali botës një ëngjëll!
Babë e Nënë i flisnin shqip
shqiptar ishin me traditë
rriten fëmijë me përkushtim
në familjen Bojaxhiu!
Natë e vonë, me yje plot
Perëndia nga gjumi e zgjoi
mision t'shenjt, Gonxhes i besoi
bamirësi botës t'i dhuroi!
Me mirësi, pranoi urdhëresën
filloi punën Nënë Tereza
në Kalkutë si misionare
gruaja e vogël me zemër t'madhe!
Punoi ditë e punoi natë
shumë fëmijë i shëroi
dash'ni t'madhe u dhuroi
ngjalli shpresat që t'jetojn!
Shpejt e njohu bota mbarë
President e njerëz të rrallë
puthnin dorën Nënës plakë
admirohej në globin mbarë!
N'Washington, pyetën Klintonin
për shqiptarët çka mendoni
krejt çka flas për shqiptar
Nënë Tereza mi ka thënë!
Nënë e Madhe, vite tetëdhjetë
puthi tokën e Atdheut
në Shqipëri në dheun e vet
misionarja lutet shqip!
T'kujton sot, një botë e tërë
je simbol i njeriut t'shenjt
soj i fis'shëm i Arbërisë
Nënë Tereza, je gjaku ynë!