Heu Kodosh, he more ti Sarhosh
Ke rënë bashkë me këmbë e krye
Dhe fluturim e je ngulur n’hu e n’kosh
“Mirëpor, falë natyrës e Zotit tonë
Që kështu je i anashkaluar, si i sëmur mental
Ndonëse që s’je hiq, dhe aspak shëndosh”
Nuk e di, a po e din edhe ti matanë
Që ke ra pingul poshtë komplet
Dhe nuk t’interesonte për diell, as hanë
Me turinjët e kokën tënde fare bosh
Si dikur buajtë e mëzetët tanë
Që e futnin kryet vet, drejt e n’kosh
Qiftat e tu bash njejt si ti kështu
Të dëshmuar me antivlera kombëtare
“Të popullarizuar me shumë famë e namë!”...
“Shëmtuat,prishët,koritët,gjymtuat
Poashtu desh shkatrruat dynjanë!”.
Deshë t’na merrinit n’qafë një komb
Me një popull të tanë, të lanun dikur menjanë
Se kot e kanë këta të zitë e ju të mjertë
Me luftue dhe me fitue, ashtu qosh më qosh
Ju jeni t’pa pa dinjitet, t’pa vlerë e t’pa ndertë
Që po ju mbajnë dhe paguajnë me grosh
Dijeni mirë këtë gjë, ju sarhoshë e kodoshë
Me mendje, dije e krye krejt bosh
S’i duket këta të dalurit fare komplet
Heu, ju humbtë fisi e fara juaj për jetë!...