Ai që është i urtë
Gjithmonë qiellin e ka t' kthjellët
Ngado që udhëton
Miq dhe shokë ka me bollëk.
I urti kurrë nuk flet
Pa e pyetur
Por vetëm atëherë
Kur cilido qoftë
N ‘vend t ‘vërtetës
E pohon gënjeshtrën.
I urti dallon nga t' tjerët
Sepse gjithmonë
Më pakë fletë
E ma shumë punon
Dhe suksesi n ‘jetë
Kurrë nuk i mungon!
Për t ‘qenë i Urtë
Nuk është lehtë
Kërkohet për t ‘pasur
Shpirtin e madh
Dhe mendjen e kthjelltë.
I urti është i vetmi
Që udhëton pa as një mjet teknik
N ‘qendrën e tokës
Dhe nga atje arrin
Për t'i studiuar
T ‘gjitha t' arriturat
E kësaj BOTE!