Kush vjen n’Bujanoc
Nuk kthehet pas,
Mendon se ka ardhur
Në Las Vegas...
Kazino e bastore
Gjithandej pafund,
Qari dhe zarari
S’përputhen askund.
Shkëlqen Bujanoci
Me lloj-lloj ngjyra,
Na dalin por(dh)talet
Me një mijë fytyra.
Të cilat s’i shohin
Llambat magjike,
Sepse janë ngulfatur
Me paranë publike.
Me ndihmë komune
Që s’i lë pas dore,
Për të përfunduar
Drejt e në bastore.
Pse mos të shkojnë
Tellallët e pushtetit,
Për t’i dyfishuar
Paratë e projektit.
Në dy anë të rrugës
S’të kap syri tjetër fare:
Reklama të kazinove,
Bastore dhe barnatore.
Nga këto të arritura
Rinia s’ka përse të ik,
Si ta quash ndryshe
Bujanocin fantastik?!