Që në mëngjes
Nëna përherë gatuante
Se nga darka s’tepronte
Asnjë thërrime në magje
E ne të valë bukën e hanim
Herë me pak djathë në dorë
E herë me qepë të njoma
Kafshatën e ngjyenim në kripë
Rrallë e kemi pritur të ftohej
Në kohën e pranverës
Kishim uri e s’kishim kohë
Të uleshim rreth sofrës
Asnjëherë nuk kemi harruar
T’i lutemi Zotit
që të na falë me bollëk
grurë jo vetëm në fushë
po edhe në gur të thatë
Luteshim përherë
para e pas buke
që i Madhi Zot të falte
misër, grurë e të mira
jo vetëm te ne, po edhe te dajat