Më i bukuri vend, qytet në jug
Gjirokastër, KRONIK NË GUR
me kalldrëm të bukurat rrugë
kohë e turbullt, kohë e brishtë
lind gjeniu i letrave shqip!
Burra t'zot nxori ky vend
si me pushkë ashtu me penë
Bajo Topullin edhe Çerçizin
natë e ftoht, NË FUND TË DIMRIT
dridhet Moska tundet Kremlini
prishi Paktin, Gjirokastriti!
Vitet ikën koha tretet
Kadare me libër tjetër
GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR
kalon shpejt kufijt e shtetit!
Pend e artë boton, KËSHTJELLËN
tabllo e bukur për mesjetën
Skënderben mbretin e mbretërve
e lartëson me mjeshtri t'penës!
PRILLI I THYER, kjo Kryevepër
një roman i shkruar në letër
i qëndisur me stil të penës
për Kanunin, ligjin e maleve
unikat n'trojet shqiptare!
Vjen me radhë një libër xhepi
bukur shkruhet amaneti
mbahet fjala për së vdekuri
episod i kohës, s'lashtë
besa e mbajtur ndër shqiptar
KONSTANDINI vëllai i vogël
DORUNTINËN e sjell në votër!
i mban fjalën, Nënë Lokës!
Ditë për ditë botime t'reja
sfidon kohën KADAREA
Lart'son Kombin në dhejna tjera
n'gjuh të huaj i flasin veprat
Rrofsh e qofsh, gjeniu i letrave!