Nuk të ndal në rrugë
Nuk të dal në pritë
Të ndalin me ditë
Të ndalin
Me muaj
E me vit
Të shoh kryesofre
Të qeshur e fjalamane
Drekojmë fytyrëqelur
Në shtëpi tënde.
Gjithmonë bashkë
Kushdo që mendon
Edhe hipokritët
Dhe delirantët
E injorantët
Që Mendojnë
Se mua më lëndojnë.
Unë…!
Mirë e di
Se Ti
Je shembullore
Në mësime e sjellje
Je shendosh
Si molla lalqe
Me mocanikët
Në garë diturie
E dëshmuar
Dhe e shpërblyer
Për njohuri
Telin e këput
Ndihem mirë
Ndihem krenar
Me mbesen time
Në ball të sofrës
Të gjakut
E lobit
Gjithmonë…!
Në vend të parë.