Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se e kanë nisur mbarë vitin në kinematografi, pasi filmi “Krahët e punëtorëve”, i regjisorit tonë, Ilir Hasanaj doli fitues në Festivalin e Filmit në Roterdam, në konkurrencën “Tiger Short”, festival ky i kategorisë A.
Çeku ka shkruar se edhe një arritje tjetër që shpërfaq talentin e filmbërësve tanë në skenën ndërkombëtare, potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë.
“Urime Ilirit dhe gjithë ekipit,
Po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës që ka mbështetur realizimin e këtij filmi”, ka shkruar ai.