Me shumë zhurmë
E hallakamë
Po varroset dinari
Me piskamë
Njena vajton
O kuku, o lele
Me ty o dinar
Shumçka kam ble
Ndihma e parë
Prore në kërkim
Ndërkombëtarët
Dëshirë për shërim
Këtë diagnozë
Kaherë e ke o dinar
Nuk gjenë dot më
Ndonjë shpëtimtarë
Shumë shamizeza
Të kanë mbajtur në gji
Të vajtojnë ditë e natë
Pa ndonjë nekrologji