Me sy e mendje të ndritur në kokë
Si dhe me këmbë të mbarë e dy duar
gjithashtu edhe me ma të mirët shokë
gjithkund e kudo duhet të jemi të bashkuar
Me këmbë të mbarë por edhe me duarë
Me një mjeshtri të rrallë, me shumë gurë
Punohet e ndërtohet një mur, bashkë me urë
Gjithmonë kudo me seriozitet e vendosmëri
Me mendje t’praruar, ku punohet me duar
Me vetflijim, sakrificë, me liri e dashuri
Qëndiset, mbahet dhe mbrohet një flamur
Me një përkushtim të madh, aty ku janë dy emra
Afrohen, miqsohen, zgjedhin konflikt dy shtete
Aty ku njihet, ipet e mbahët fjala njëkosisht dhe besa
Dashurohen, afrohen e bashkohen edhe dy zemra!