Mjerim pa as edhe një ditë gëzim
Këtë e dijnë
Vetëm ata që jetojnë n'mërgim.
Mërgimi është ëndrra Atedhut
Nuk t'lën t'qetë
As ditë as natë
Edhe kur t'biesh
Për t'fjetur n'shtrat
T'vijnë n'ëndërr
Bukuritë e Atedheut
Fushatë me lule
N't'cilat ke lozuar
Kur ke qenë atje
Pa ardhur n'Mërgim
Dhe sot i kujton
Me shumë dashuri
Dhe me mallëngjim.
Edhe kur u bëm
Shtet na lindi një shpresë
Do ta harrojnë mërgimin
T'rinjtë tanë
Këtë plagë t'rëndë kombëtare
T'cilën për shkak t'pa drejtësive
Dhe varfërisë
T'parët tanë
E kanë përjetur
Me dhimbje n'shpirt.
Por jo, n'vend
Që t'ndërprehet mërgimi
Akoma po vazhdon
Për çdo ditë
T'rinjët e lëshojnë
Vendin tonë
Nga hajnitë
Dhe korrupsioni
I politikanëve t'marrë
T'cilët nuk brengosen
As për varfërinë e qytetarëve
As për zhvillimin e shtetit
Por vetëm si t'i mbushin
Xhepatë për vete
Dhe t'i dërgojnë fëmijët e tyre
Për t'u shkolluar jashtë shtetit.