Disa nga emocionet, disa nga mallëngjimi, e disa nga dështimi, e thanë: BAC U KRY!
Jo BAC, nuk U KRY.
T’i thuhet BAC, një ‘legjende Mitike’ është mosdije.
BACI, dha gjithfarë ka pasur, madje edhe fëmijët.)
Për çka?!
Për ne…
Për atdhe.)
I përjetshëm, ngase dëshmoi.)
BAC; po vozitemi me vetura dhe kemi ndërtu shtëpi luksoze, po (JO) shtet, e LIRI, mjerisht S’KEMI!
S’jemi të lirë BAC.
Jemi emocional, tradhtar, servil, dështak e injorant!
E dëshmuam dhe po e dëshmojmë, për çdo ditë BAC.
Emocional; ngase për një kohë shumë të shkurtër, harruam gjithfarë kemi dhënë e përjetuar!
Tradhtar; ngase e tradhtuam njëri tjetrin, duke menduar se t’huajt na duan, më shumë se ne, vetveten!
Servil; ngase ishim të varfër n’tru, dhe menjëherë tentuam të pasurohemi, nga (gjaku i të rënëve!)
Dështak; ngase edhe gjatë luftës treguam sa e duam lirinë, pse?
Se pjesë e Luftës Çlirimtare, ishim NJË përqind.
Injorant; ngase edhe n’luftë, injoruam njëri tjetrin, nga egoja për pushtetin.
Çfarë të themi për pasluftën, e gjithë bota mbarë na kanë parë!
BAC, qoftë i Përjetshëm kujtimi dhe përkulja për ju dhe t’gjithë të rënëve për LIRI.