Askush nuk e din se si do të ndodhë me fundin e botës...
Apsolut, as Ata që vet s’e besojnë, apo e predikojnë
Dhe proklamojnë e thonë:”Kjo një ditë do të ndodhë se ekziston”
Edhe pse nuk e kanë provuar të vërtetën reale gjatë kësaj jete
Atje diku në mendjet e hamendjet e tyre, që nuk qëndron...
Nuk është me rëndësi në jetë, te njeriu sa e si jeton...
Por, sa rrugëtim ecë, me çka udhëton, apo fluturon
Se me çfarë anije, autobus, veturë, tren, apo avion...
Rëndësi ka shumë qëllimi jetsor e statcioni i fundit
Ndonëse për ku ndalesh, ku shkon dhe për ku udhëton...
Apokalipsi sipas profecive ose mistereve të fundit që do të vi...
Kjo është më tepër një konspiracion politik dhe ekonomik...
Apo më mirë të themi,sipas shkrimeve të shenjëta edhe në histori
Këtë e bazon Platoni, por edhe Njutoni ,me të tillat njohuri-teori...
Me rëndësi tjetër në jetëe për jetë është ajo e s’vërtetës
Se nga të qonë e përplasë rreziku-fortuna, rrugëtimi e vala e jetës...
Duhet që sa ma shumë të mundohemi, por edhe të sprovohemi
Ta bëjmë një jetën si njerëz, jo ashtu si mumie, që t’mos rrimë nën hije
Kështu do të kishte kuptim jeta jonë, me vepra, shkencë dhe dije...
Ashtu-kështu është e do të jetë jeta e rrugëtimi ynë jetsor...
Pasi që duhet të mundohemi shumë, për të lënë vepra të mira
Një jetë të mirë, të dinjitetshme,që ka kuptim e vlerë jeta jonë...
Ndërsa kur t’na vie vdekja e pa pritur, pa na njoftuar e pa na pyetur
Ku Ne s’do të jemi gjallë më, në këtë jetë të shkurtër përgjithmonë
Përderisa Ne të jemi, t’ekzistojmë, vdekja nuk është më, në mesin tonë!