Kishim fjalë, besë e sinqeritet,
n'liri i humbëm krejt!
Shqiprarët e thonin t'vërtetën,
n'burgje t'serbit e tretën jetën!
Mbajtën besë e mbajtën fjalë,
për çlirimin tonë kombëtar!
Me pushkë n'dorë ranë për t'mos vdekur,
besnik Atdheut për t'i mbetur!
Çka u bë me njerëz tanë t'sotit,
interesin iu dual para Zotit!
Lamiçarë t'lanë t'varrosur,
trup e shirt t'sakatosur!
S'njohin shtet t'ndërtuar me gjak,
s'mendojnë popullit që i kanë hak!
E dijnë vehten që janë mafi
faqezijtë donë t'hunë n'histori!
Me t’këqia gënjeshtra pandal,
Faqezinjtë done me dal t’parë!
E kaluara jo fare s'ndryshon,
kot gënjeshtrat do t'ju shkonë!