Këtë vit
Sikur preka një zemër
Sikur dashuroj një det
Që i ngjanë qiellit me re
Diellit që me rreze buzëqeshjenë më kthen.
Sikur yjet më prekën shpirtin,
Ato prekje ma shuan dhembjen
Filluan gëzimet bashkë me këtë vit të ri
Sikur vërtetë preka yjet...
Ato fishekzjarre që ndizen çdo vit
Më falin gëzim në shpirtë
Për një gëzim të ri
Pse të mos kemi festë çdo ditë?
.Janari më i gjatë
Dashuria nuk do jetë aq e pafat,
Kishte buzëqeshje tek disa mendime,
dhe lumturi në fotot e mia intime.
Janar aq i gjatë ishte saqë dashuria
edhe më e zjarrtë do jetë si fillimi i vitit
mbarësi në jetë do të ketë
Ky janar janar i gjatë
pse të mos ketë më së shumti fat dhe lumturi
sikur bleta që dhuron mjaltë për dashuri.
B . MZgjohu për dashurinë.
Zgjohu për simpatinë se shumë lule duan të mbijnë
Zgjohu se zemra ka shumë dëshirë që unë sot të jem e lirë
Mua më ka mungu drita e bardhë shkëlqimi në gjethe ,
çdo gjë që e mori nata është imagjinatë
kurse te zgjohesh është realiteti nê jetë.
Dhe dashuria e vërtetë
Një fillim i ditës së hershme
është sa e gjithë bota
Zgjohu për fillim
Zgjohu për ëndrra
Zgjohu për lindje,perëndim dielli
Zgjohu shiko retë tek qielli
Zgjohu edhe kur bie
ne gjumë e qanë për jetën
Zgjohu dhe kur ke një varg problemesh zgjohu
Zgjohu, sepse ështē mënyra e vetme ta dashurosh jetën.