Kur më mungon vargu për ty
nis e pikon lot i verdhë në sy
...dhe nis e kërkoj një varg tjetër
pa metafora në stilin e vjetër...
Vjen e ikën
...dhe vjen e ikën si një re e zezë
nuk e lëshon pikën veç ëndrrën e ndezë
dhe vjen e ikën prapa lë një mall
kur do vish sërish...a do të vish vallë...
Serish
serish asnje fjale
serish vetem heshtje
vale e lumit ndale
vere e thate pa reshje
serish enderr vrare
diku cele agimi
serish si me pare
shpresen gerryen tundimi...
Unë ende të dua
kur të lodhë pikëllimi
dhe të mund mërzia
pa një pikë takimi
merr vargjet e mia
aty do gjesh vetën
do më gjesh dhe mua
mos harro të shkretën
unë ende të dua…