Ciu ciu këndojnë bibilat
Krra, krra, krra
Krrakasin sorrat
Lartë n'qiell
Fluturojnë Shqiponjat.
Mbi krahet e shqiponjave
Fluturojnë edhe bilbilat
Iu këndojnë këngë trimërije
Dëshmorëve t'Kosovës
Që e flijuan jetën
Për t'u çliruar
Njëherë e përgjithmonë
Nga vuajtjet
Dhe mizoritë
E korbave t'zi.
Që erdhen nga Karpatët
Për t'na sjellë tragjedi.
Krra, krra, krra
Krrokasin sorrat
T'zeza si korbat
Akoma pa ngordhur
Iken nga shqiponjat
I lëshuan tokat tona.