Mirmëngjes more drejtor
Si ka nisur për ty dita
Po të presim në oborr
Lum si ne na erdhi dita
Vjen servili më i pari
E ka blerë ai një diplomë
Pranë teje shumë bujar
Më ke mua mendjehollë
Ti sot erdhe por si drita
E ta nisësh punën mbarë
Unë të them si është tradita
Por si ne gjer sot s’ke parë
E pas tij në rradhë hajduti
Jam i zoti e kam emër
Edhe pse ish m** mas m***
Po drejtori e kish për zemër
Kemi ne për ta shpërblyer
Bëre rrugë ia bëre fora
Është zgjidhje e shkëlqyer
Se tani na zgjatet dora.
Edhe ai bënte drejtorin
Punët nisën si rrufe
Pranë vetes mori horrin
Larg të diturin e le
Krejt i mbushur me djallzi
Flisje vetëm për fitore
Mbi të ndershmit si duhi
Gjithë dufin, mor horr, nxore
Oh sa t’u shtrua ty oreksi
Që të vjedhësh mor drejtor
Po të pëlqente dhe seksi
Edhe vartëses ja kërkove
Fati o mor se çe deshi
si të kesh punët në dorë
Edhe doli bash te sheshi
Se na ishe ti krejt horr
E kur ktheheshe nga pija
Frenat merrje ti në dorë
Turreshe mbushur nga padia
Mbledhje bëje ti drejtor
Puna po na del në pah
I shikoni këto yje
Me servilët krah më krah
Injorancës ti i prije
Përgatite bëre grupin
Shpifje flisje ti pa ndarë
Pranë ti mbaje turpin
O drejtor ti mor i marrë
Por të doli një ditë prita
Kur se prisje nisi kthesa
Edhe mirë pa nisur dita
E t’u shua krejt ty shpresa
Nis e fortë e fryn furtuna
E si dallgët nëpër lum
Fort e zezë paska qenë puna
E me presh në dore të zunë
I talentuar në ligësi
S’bëre ti veç punë të zeza
Dalëngadalë e në qetësi
Nxorre fytyrat e vërteta
Edhe pse t’u shua ëndrra
Mundi yt nuk shkoi kot
Na tregove burrat kurva
E lavirët që s’mbahen dot.