Një porosi për të vërtetën njohuri e dashuri
Jepni-merrni, sa të mundeni dashuri...
Si në rini, poashtu edhe n’pleqëri
Me përkushtim, Kujdes, respekt, uratë e konsiderataë
Dhe mirënjohja për dashuri, ndaj njeriut- njeri
Si dhe ndaj gjinisë më të bukur femrore në veçanti
Me më të çmuarën e ma të shtrenjtën
Dhe më të shenjtën mëvetësi e plotë si një tërsi
Si një ujvarë, si një ujë deti, apo një oqeani
Dhe si vet natyra me lloj,lloj ngjyra hijeshi
Dhe e shumë pritura me shekuj, e jona liri...
Njeriun të cilin e don dhe njëkosisht e çmon
Gjithashtu ajo,ose ai të cilën reciprokisht vlerëson
Ty që sinqerisht , çdo here të don e nuk të harron...
Gjithmonë nga shpirti, mendja e zemra fisnike që ka
Deri në momentet e vdekjes, kurrë nuk e largon...
Ngase nga dashuria e vërtetë, e sinqert dhe për jetë
Është e ngjajshme, si ujvarë e burim e pa shtershme
Dhe assesi për gjatë gjithë jetës nuk e harron...
Si dy, në një e pa parë, unike dhe e pandarë
Ty që t’ kam si një hyjnore, duke u kapur dorë, për dore
Si ma të mirën fisnike, mikeshë, princeshë e luaneshë
Ku shiqohemi me njëri-tjetrin, në katër sy përballë
Që më je si një ujvarë,që shpërthen e buron ujë pa ndal...
Ti , vetëm Ti, je shpirti e jeta ime, je e përjetshmja dashuri
Që kujdesemi dhe e ruajmë në përjetsi, njejt si këta dy sy
Për dashurin e përzemërt që kemi, ndjejmë dhe e ruajmë te dy!