Një yll që nuk shuhet kurrë, ai ndriqon pa ndërpre! Flakadan i brezave për liri, udhërryfyes qëndrimi e sakrifice!
Ti ishe furtunë, stuhi dhe rreze drite edhe kur të gjithë ishim në errësirë! Ti ishe vetë zjarri i vullkanit, ti ishe llava që spërkate ndjenjën e lirisë! Ti ishe mbijetesa e shqiptarit për shqiptarët e nëpërkambur! Rrufe në mendime e veprime, mendjehollë dhe përherë dashamirës për të mirën!
Ti nuk kishe ndjenjë për frigën, ti qëndrove me kokën lartë edhe kur të përmbysën vuajtjet! Ti nuk u dorzove asnjëherë për interesin tënd personal! Ti ishe në ballë të luftës edhe atëherë kur nuk ishim në luftë! Ti ishe lira vetë!
Edhe pse ishe i rrethuar nga bishat e karpateve, kjo nuk të trembi fare por vetëm sa kalite edhe të tjerët!Ti ishe në ballë të UÇK-s dhe lufta u bë, liria erdhi, por edhe pas lirisë, ti ishe sikur në “burg” sepse dikush mundohej të bënte politikë në emrin tënd, por pa ty si Adem Demaç!
Pse, të gjithë pa dallim ëndrronin të kishim përmbrenda si emër? Pse të deshtën, vetëm për reklamë?
Ky është ai turpi i turpit që nuk lahet dhe nuk peshohet nga mendja e shqiptarit normal!
Ti ishe i fjalës dhe besës, ti ishe vetë shqiptaria, ti ishe urtia e kombit!
Lavdi për jetë e mot, për t’madhin, Adem Demaçi!