Atje në Karadak
zellshëm vjershëroje
nën hijen e lisit.
Ulur në konak
ëmbël ligjëroje
për lavdinë e fisit!
U buzëqeshje agimeve
të pranverës.
U gëzoheshe vegimeve
me krahët e erës.
E vjeshtës me shi
kur mblidheshin të korrat,
Ti rriteshe me poezi,
pa u trembur nga borërat.
Bukur shkruaje për lumin,
Këngës ia thoshe si bilbili,
Me lule paqësoje gjumin,
O i miri, Zejnullah Halili!
Dimrat e ftohtë
që vinin në Prishtinë
nuk të frikësonin dot.
Në zemra mbete
për miqësinë,
për jetë e mot!
(Nga përmbledhja me titull “U bëftë Arbëria!