ZJARRI I DASHURISË
Për buzët e tua kam shumë mall,
shumë mall, po perveloj,
Se ty të dua, të dashuroj.
Ndaj dua ta mbaj në gji,
gonxhen e bukur, me aromën dashuri.
Se për mua je veç ti,si ty nuk ka njeri,
je bekim për mua, jam bekim për ty.
Do dehemi në dashuri romantike ,
plot aroma, pa nota melankolike.
Se di por sonte me ty dua ta gdhij
derisa t'me mbyllen sytë,
si ty nuk ka tē dytë.
Bën xheloz dhe perënditë...
Dashuria për ty ska të shuar,
kemi hyrë në kazan të dy perveluar.
Zjarri i shpirtit rri në gji,dhe po na djeg të dy.
Zjarri me emrin me te bukur.., dashuri..
MË LËR TË TË DUA.
Më lër të tē dua zemër ashtu si unë di.
Ashtu siç nuk të ka dashur e nuk të do njeri.
Më lër të dua si dielli vesën deri në shkrirje,
të të dua si pasioni me shpirtin deri në ngjizje.
Më lër të dua i dashur edhe pa më dashur ti.
Kjo jam unë, s'di tjeter, vetëm të dua di..
Më lë të të dua pra deri në pafundësi ,
edhe pse e di që smund të më duash ti.
Më lër të të dua, sepse vetëm të dua unë di.
Ana Tisi
Drita e Universit
Eja o diell, drita e universit ti
Ndriço shpirtin tim ,bëj dritë
Më hiq çdo plagë e mërzi
Më jep paqe e bekim
Ejani ditët e bekume
Me vargje vjershash ju thërras
Të largojmë të ligën e shkume
Ti nxjerrim shpirtit çdo maraz
Ejani shenjtorë dhe pejgamerē
Bukur për ju duhet shkruar
Zoti t'ju sjellë derë më derë
T'na sillni paqen dhe bekimin e tij te çmuar.
DËSHIRË E HESHTUR
A të kujtohen puthjet tona, nën çarçafin e bardhë?
Pasioni, nektari i shpirtit,na shoqeronte atë natë
në afshin e ndjenjave zjarr.
Mê dukej vetja pupel krah teje.
Dukej sikur isha mbi re, madje më e lehtë se reja.
Po atë ditë në shkumën e bardhë të detit,
nën avujt e diellit të nxehtë, që përvëlonte, e kujton?
Gjith atij oazit natyror, ju bashkuan dhe puthjet tona.
I dashur, kam shumë mall.
Vetëm kujtimet më kanë mbetur!
Ato po ruajnë afshin e zjarrtë.
Pasionin ëndërrimtar, derisa ti te vish, ruajne..
dëshirën e heshtur!
Atit tim!
O ati im, t'kam krenari...
ti më je nder, fisnikëri.
Në zemrën time, veç ti je mbret.
Kështu ka qëne dhe kështu do t'jetë.
Se, cila vajzë s'është për babanê?
Ilac i zemrës, balsam, dermanë.
Në ç'do zemër vajze, babai mbretêron,
ai është heroi, gjithmon kampion.
Se shpirtin tënd, se ka njeri.
Ti, je buzeqeshje, je dashuri.
Gjithmonë më flet, atë, ti përherë.
Ec kokë lart bij e rro me nder.
Se nderi sjell vetë, madhështi.
Sjell jetë të qetë bijë, sjellë mirësi.
Baba.
Zemra jote baba i kalon dhe malet.
Bekimi,urata jote per ne nuk ndalet.
Gjithmon baba ti m'ke porosit.
Kujdes moj bijê, mos u zvenit.
Ruaje shpirtin te paster, kristal.
Edhe kur ligesine para, ta kesh si mal.
Ruaje edukaten dhe miresine .
keshtu tregon qe ke brenda njerine .
Ruaje bije fort, kurre.. mos e humb.
Se emer i mire, do shume pune e mund.
S' KUJTOHESH PËR MUA?
E beftë kjo natë , i beftë ky largim
I ftohte, i acartë, endet në shpirtin tim.
Ikën lule shegët që më çelnin sytë
Me largimin tënd trishtimi po më mbyt!
Ti ike pa zhurmë, heshtja zuri vend
Pëshpëris me vete , shpesh, emrin tënd
Në çdo fletë të librit që po e shfletoj
Lexoj emrin tënd, iku them , Iku, më harroi..
E tek flas me vete e vijnë këto mendime
Lot pikojnë nga sytë ,dridhet buza ime
Në njē tjetër vend jetën ke ndërtuar
Vallë ,smë kujton fare ,thua t'më kesh harruar?
Nën rrezet e hënës ta shkrova një letër
Çoja atij hënëz ,çoja ti, patjeter
Trokiti në dritare me rrezet e tua
Tregoji per mua... i thuaj se... e dua
Thuaji se më qan shpirti , syri po loton
Me ty t'më nisi fjalë që zemrën ma sheron!