Nën qiellin blu, ku yjet ndriçojnë,
Histori të trishtë, kujtimi përcjell,
Marsi mantelpërgjakur, në një kohë t'pakohë
Prekazin e dridh, me dhimbjen që ndjell.
Më 5, 6 dhe 7, t’atij marsi t’ ashpër,
Familjen Jashari, me zemër të fortë,
E sulmuan ujqit, një natë të acartë,
56 shpirtra u këputën, por s’u trembën dot.Fëmijët, pleqtë, gratë, sikur edhe burrat,
Ujqit, ujqirisht me dhëmbë seç i çanë
E shtëpitë e tyre i shndërruan në varre,
Por për bishat UÇK-ja u bë uragan.
Prore në këto ditë, kujtesa rilind,
E marsi mantelpërgjakur nuk harron,
Kosova nuk ndalet në rrugën drejt lirisë,
E në zemrat tona, emri i JASHARËVE rron.
Heroizmi i tyre, një flakë që nuk shuhet,
Ngrihet porsi dielli në qiellin e lirë,Në këtë poezi, i kujtojmë me nderim,
Dëshmorët e Prekazit, soji i gjakut tim.
Në faqet e lavdishme të historisë kombëtare,
Marsi mantelpërgjakur na bëhet kujtim,
56 shpirtra të ndritur të Prekazit,
E shkuajtën historinë e atdheut tim.
Të mos- harruarit, ngjarje e lavdishme,
Shembëlltyrë e tyre, n’poezi e përkujtuar,
Prekazi, lavdishëm, prore po rilindet
Mbi krahët e shqipes ngjitet edhe ngrihet.