Si duket edhe diellit ja ke ndal shkëlqimin me rrezet e tija
Me vete i ke marrë hijeshin, ngrohtësin e bukurin
Qiellit ja ke hjek plotsisht të gjitha retë e zeza dhe blu
Detit ja ke marrë me vete edhe valet me freskin e hijeshin
Natyrisht valet e tij me dallgë, si vet jeta i ke ba ma të lehta
Njëkosisht më të qeta për peshkim, notim e lundrim…
Natyrës bashkë me bukuritë e saja mahnitëse, mbresëlënëse
Me katër stinët dhe muajt e vitit, me pejsazhet e hijeshit e sajë
Ti të gjitha këto i ke madhërue e hijeshue, si vet nuse me kurorë
Duke i futur thellë në e zemër tënde, bashkë me jetën e veten tënde
Më ke futur edhe mua plotsisht në shpirt, n’zemër, gjoks dhe n’dorë.
Pas shiut dhe ylberit me shtatë ngjyra, me pikturat më të bukura
Ti gjithsesi atyre ja ke marrë ngrohtësinë, harmoninë e hijeshin
Dhe me mrekullit e tyre, që vendin e pamjen si duket jau ke zanë
Ndonëse ja ke marrë bukurinë, mirësinë e dashurinë që të gjithave
Dhe mi ke këthyer mua të gjithat katërcipërisht, anë për anë…
Më ke pushtuar të tërin, dhe më ke bërë për vete, mori Z-Anë
Nga qielli i kaltërt, natyra, deti e deri në tokën e quajtur nanë
Ti që vazhdimisht më sillesh e pshtillesh, si ngjalë deti më rrin pranë
TI e d-lira dhe emira, mbretëresha e luanesha, imja Anë!