Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ditën e martë, më 5 mars 2024, do të mbajë dy veprimtari :
1- E para, në orën 11.00, do të jetë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale në MEKI, që do të zhvillojë një takim informues “Mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe regjistrimit të të drejtave të pronësisë intelektuale”.
Takimi do të organizohet në Akademinë e Shkencave, salla “Aleks Buda”.
Të pranishëm do të jenë drejtues e përfaqësues nga Drejtoria e së Drejtës së Autorit
2- Veprimtaria e dytë do të jetë në orën 12.00
Instituti Alb-Shkenca dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të lidhin ditën e martë, më 5 mars 2024, një marrëveshje bashkëpunimi në praninë e Kryetarit të Akademinë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushit, sekretarit shkencor të ASHSH, akad. Shaban Sinanit, dhe Kryetarit për Institutin Alb-Shkenca, prof. dr. Fatos Yllit.
Instituti Alb-Shkenca është një strukturë shkencore joqeveritare e jofitimprurëse që bashkon studiues të të gjitha disiplinave shkencore nga diaspora dhe nga mbarë trojet shqiptare në Ballkan.
Marrëveshja ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit Alb-Shkenca do të bëhet për bashkëpunimin në fushën e kërkim-zhvillimit dhe për forcimin e lidhjeve me diasporën shkencore shqiptare, me qëllim përfshirjen e saj në programet e zhvillimit kombëtar.
Një ndër synimet e kësaj marrëveshjeje është edhe për të dhënë kontribut për projektet madhore të drejtuara nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si Fjalori i madh i shqipes, Historia e shqiptarëve dhe Enciklopedia shqiptare., etj.