U rrita në mesin tuaj o populli im i mirë,
Me vuajtjet dhe gërhamat e jetës plot vrerë,
Me plisin e bardhë si bora, skaj vetullës mbi sy,
Me urrejtjen ndaj armikut, rreth tokave të stërgjyshërve të mi!
Rrinim netëve t’gjata, n’kullën e trollit t’vjetër,
Me babë Shabanin, Hamzën e dajën e Gecëve,
Kuvendonim shtruar, me Gjergjin n’ballë t’oxhakut,
Për plagët e Kosovës, Shqipnisë e Vatanit!
Në një ditë të pjekur, erdhi kohë e thirrjes
Kujtonim Azem Bejtën e Shote Galicën!
Na thirri Kamer Loshi e Ahmet Delia,
Sikur pam në ëndërr, t’madhin, Hasan Prishtina!
Erdh Shaban Polluzha, këtu bashk me trima
Zë i Tahir Mehës, jehoi mbi lëndinat!
Pas dimrit me borë, në marsin e turbullt,
Kolona çetnikësh barbarë, keç rrethuan kullën,
Rreth e rrotull çarkuan, trollin bite vi,
Shkrepën plumba, bomba me shumë breshëri!
Qëndruam burrërisht, n’pragun tonë të sh’pisë
Bashk ishim të gjithë: gra, burra, pleq e f’mi!
U flijuam për Atdhe, për Flamur e Liri!
Jetët tona u shuan, për mos t’vdekur kurrë,
Mbi oxhak të kullës, qëndroi një flamur,
Ngjyrë e kuqe e tij, s’do të shuhet kurrë
Shqipja e Jasharve, jetoi mbi këtë truall!
Nga bedenat e kullës, mbet një amanet
Të bashkuar qëndroni, punoni fort për shtet
Shpejtoni të ecni se koha nuk pret
Nënën fort ta duani, Shqipërinë e shenjtë!
Kaluan njëzet vite, që pushoi n'amshim
Fjalë e dhënë nga shokët, mbeti veç premtim
I mashtruan postet, pushteti e lakmia
Nga gabimet e tyre, rënkon gjithë Shqipëria
Kosova po zbrazet, rinia ikë n’mërgim
Plani i armikut, tash po gjen zbatim!
Një fjalë u dëgjua, nga ju gjithandej
“Bac u kry”, fjalia që muar dhenë
E baca nga parajsa, prapë ka porosi
Kryhet kur Kosova, t’bëhet Shqipëri!
E Shqipëria si dikur, Arbëri e Iliri!