Vajzë e bukur me flokë të arta
mos je kund andej kah Shala
ku ka pasë dragoi e zana
fole i fjalë, ty t’prift e mbara
t’i ndër shoqe ma e para!
Mori vashë, kurora e Kombit
mos ke ardhë, kah fisi i Hotit
shtat bajrak, si pisha e malit
afrou pak se m’mori malli
të rrimë bashkë, aty skaj kroni!
Çikë dardane, je ma e mira
thonë se qenke, kah Berisha
sy të shkrepur, si vetëtima
lule e bukur, si trandalina
kur t’sho ty, besa fort po ligna!
Gocë mal’sore, hijeshia e venit
mos je gocë, nga Kelmendi
hije t’paska, n’gjoks qysteku
me ato sumlla, prej mermeri
buz’qesh pak, se mbahet qejfi!
Çupë xinxore, atje buzë mali
mos je kund ka fisi Gashi
mirë po t’rrika, veshë fustani
me ato pika, ngjyrë limani
n’breg te kodra, t’pret jarani!
Nuse e qeshur kah Kodrina
far e fis nga Krasniqja
sa mir t’rrikan ato dimia
vallzo pak, le’t sheh dashnia
ngutu pak se na shkoi rinia!
Moj sorkadhe, e bardhë si drita
bijë fisnike nga Morina
je si rrushi nëpër vneshtia
deshta pak me ty të rrija
pasha bacen, jam ka mërzitna!
Kush po ec hijes t’livadhit
qenke gocë t’i nga Kastrati
ah sa mirë, po t’rrin mitani
ngjyrë e kuqe, ngjyrë boj-gjaku
fole i fjalë se m’plasi gjani!
T’i moj gocë, që shetitë bregut
fikall vetëm, goca e Shkrelit
t’gjatë e paske, t’dredhur gërshetin
l’shuem mbi supe, deri te beli
mos ul kokën, se plasi sherri!
Këtë këngë t’zemrës, gocave t’Shqipnisë
veri jug e jug veri
Çamëri, Maqedoni
Mal i Zi e Dalmaci
Dardani e Kalabri
racë Ariane-Iliri
t’gjitha Shqipe të lashtësisë!
të bekuara nga Përenditë!
Prishtinë
08 Mars, 2023
00h:01’