Dallgë mendimesh
Në kërkim të bindjes
Të ndrojtura nga kujtimet e heshtura
Fraza të ripërsëritura çdo mëngjes
Ku nga larg me dredhi
Dora jote me gishtërinjtë e mi bashkohej
Teksa zemra e lumtur buzëqeshte
Duke besuar në flladin e ëmbël të dashurisë
Në pafundësinë e magjishme të detit
Sot stuhi si vetë jeta
Si shpirti im i dërrmuar, i gjymtuar
Mjellmë e plagosur, shtrirë mbi shkëmbinj,
Ku ulërima e dallgëve përtej e vërtit
Diku larg në një botë të trazuar,
E përhumbur nga një e kaluar që nuk shfaqet më
Ose ndoshta kurrë nuk ka ekzistuar
Por grackën e syve të tu përjetoi
Buzëve të tua që shprehnin
Fjalë pafund
Duke luajtur dhe kafshuar djallëzisht brishtësinë
Duke mashtruar ndjenjat e pastra, të vërteta
Teksa e dije që gjithçka po shkatërroje
Betimin tonë po shkelje
Besën që njëri - tjetrit përgjithmonë i dhamë
Sot fantazmë në harrim.