Fal, fal sa më parë, sepse falja është mençuri, trimëri e burrëri
Kështu thoshte edhe pajtimtari i gjaqeve, Prof.Anton Çetta:
Gjaqet po i falen Rinisë, Demokracisë dhe Shqiptarisë...
Që të mos na mbetën baballarët, nënat e shtëpit e shkreta
Falni , falni sa më parë, ju o vëllezër e motra, Zoti qoftë me ju!
Qofshit të bashkuar e faqebardhë, të na rroni e juve jungjatë jeta!
Demaçi thoshte:”Jo atyre që janë trima me ngreh gishtin e krimit,
po atyre që janë trima me shtri dorën e pajtimit”.
Aty ku ka urrejtje, ka hakmarrje s'ka aspak dashuri
Aty gjithmonë ka mëri e gjelozi, vëllavrasje dhe ka hasmëri...
Vet Krishti thoshte dikur:Fali o Zot, se s’dinë çfarë bëjnë.
Falja njëkohësisht është virtyt, dashuri dhe fisnikëri
Mirëpor, Ata që falen gjaqet dikur, për komb e vatan
Ishin e mbetën shembulli më i mirë, për të qenë jo robër por të lirë
Për punën e kontributin që e dhanë, nga misionarët e atdhetarët tanë...
Janë shembull për brezat eri, për njerëzi, liri e demokraci;
Për të gjithë popujt e botës, dhe në veçanti për Shqiptari!