Agoni, apo heshtje kolektive
Çdo ditë të t'kurrur e rralluar
Shkojnë e ikin, ikën e s'kthehen
Sa shumë treten, në dhe të huaj!
Pandemi migruese, gjithandej
Simptoma të frikshme, pa terapi
Lojra djall'zore, luhen n'prapavijë
Vogëlohet Kombi në kufijt e tij!
Vetmi tmerruese që vret baballarë
Nënat kërcure, dënesin e lotojnë
Pjella e tyre, rrugëton nëpër botë
Të huaj mbesin, sot e përgjithmonë!
Në tokën arbërore minaret ulërijnë
Citatet e huaja na prishin qetësinë
Zyre e ambasada, zhurshëm gumëzhijnë
Sa shumë shkojnë, ah sa pak vijnë!
Komb i moçëm, i lashtë sa vetë jeta
Që globit i dha, perandorë e mbretër
Bijtë e tij krijuan, qytete e shtete
Ndërtuan botën, harruan vetveten!
Kjo këngë vajtuese ende po vazhdon
Në Shkup, Prishtinë edhe në Tiranë
Zogjtë e Shqipes rehati nuk gjejn
Simfoni e kobshme luhet edhe sot!
Një shkëndij drite duket në tunel
Rikthimi i madh do të ndodhi shpejt
Filizat e reja rilindin në Atdhe
Bashkimi i Kombit, do bëj mrekulli!
Prishtinë, 09 Mars, 2024
Samy