Të pyeta Kosovë,
A u gëzove për mvetësinë
Për Kosovën Republikë,
Ti u betove n’besën e Ademit
Të Boletinit e të Azemit,
Në urtësinë e Rugovës,
Në gjakun e dëshmorëve
Në rrjedhën e kuqe lum
Kurrë s’jam gëzuar më shumë.
Të pyeta Kosovë,
Pse bishat turren përsëri,
Apo nuk do ngopën kurrë
Këtë truall dardan t’a kanë lakmi,
Shqiponja dy krenare n’flamur
Po ua vërbon dritën në sy.
Të pyeta Kosovë,
Pse je aqë e tendosur
Çfarë po të mundon sot,
Nuk kam frikë as brengë, thë
Dhe askujna nuk ia kemi zili,
Por pse bota na rënditi të tillë
T’a kemi përherë djallin në fqinjësi.