Në male të Rugovës na u lind një sokol djali
Ku e rritën Bjeshkët e Nemuna e kulla prej guri
Freski i dha Drini i bardhë me ujëvarën
Që rrjedhën për sa të jetë jeta
Dhe gurgullon mbi kala e shkrepa
Për Dardaninë Ilirie nuk ju dhimt as jeta
O djali i Istogut e legjenda e gjallë
Dardanisë ilire jetën ia ke fal
Për ke bëhet fjalë sot e di tanë bota
Arkitekti i Pavarësisë Doktor Ibrahim Rugova
O yll i pashuar e mendje filozofike
Për demokraci dialogun ti e pate nis
Grusht të madh në Hagë i dhe Serbisë.
Të gjithë thërrisnin për luftë
O trim, por ti luftën kurrë s`e deshte
Ti bëje thirrje për Kosovën
Shtet të pavarur e Sovran
E doje shumë paqen dhe lirinë e vendit tonë
Ti kërkoje paqe e Pavarësinë e zgjedhe
O Ibrahim për ty këndohet kënga
Në çdo votër nga çdo gojë e shqiptari
Ti nuk je vdekur ,por jeton djalë pas djali
Vepra jote sot po shkruhet në shekujt të historisë
Pavarësinë, shtet të pavarur
E du për Kosovën sovrane dhe demokratike
Qëndro bije e lashtë e truallit të Dardanisë ilire
Kosovën sovrane e demokratike
E kërkove ndër dekada o yll dritë
O djalë i malajve të Rugovës tonë
Zemër bardhë e mendje hollë
Jetën nuk e kurse për lirinë e Dardanisë tonë
Sot mbi lapidarin tënd po përulemi me nderime
Me buçeta lulesh e me shumë urime
Gëzuar Ibrahim Rugova
Arkitekti i Pavarësisë të Kosovës martire
Ditën e lirisë.
DASHURIA
Kjo është bërthama e drejtpeshimit e paqes të njerëzimit ,
lum kush e ndjen dhe e bartë me vete ketë vlerë të pa shuar për jetë të jetrave!
Dashuria është hyjnore
Jo nuk përcaktohet
Ajo dhurohet o njerëz të mirë
Ju të lartët e ju të ultët
Sipas renditjes në radhët e jetës
Kush me shumë e kush me pak
Nga leku e sevdaja
Edhe nga ata që i ka lodhë
Papasja dhe fukarallëku
Unë ju lus vetëm për një çast
Të më kuptoni
Vetëm dashuria nuk kushton
Nuk blihet ,këtë mos e harroni
Dashuria nuk ka çmim që mund të blehet
As në dyqan e as në treg
Jo, gaboni
Dashurisë i thërrasin zemrat
Pranojeni dhe plotësoni veten
Më ketë ndjenjë shpirtnore
Është dhuratë nga vetë Zoti
Dhuroje edhe ti
sepse ajo të mbush me jetë
E më plot lumturi
Sa ma të afërt të jemi me njeri- tjetrin
Aq me të fortë e kemi dashurinë
Do të kemi shumë ma shumë mirësi
Respekt ndaj njeri - tjetrit dhe lumturi
Do kemi paqe në popujt në tërë globin në përgjithësi
Dashuria ndër njerëzor tek ne këtu
Edhe atyre atje diku larg ku u mungon
Po , pra na mungon
Prandaj zgjohuni
Nga ky ankth i gjumit o popuj nëpër botë
Ju të mëdhenj e ju te vegjël
Ju shkatërrues e ju liridashës
Ju paqësorë e ju që keni dështuar në jetë
Ju ka lodhë urrejtja
Po, po ,edhe ju zgjohuni
Dhe plotësoni shpirtin
Me ndjenjën ma sublime hyjnore
Dashurinë shpirtnore
Është dhuratë nga vetë i madhi Zot
Besoni dhe do të shpëtoni
Paqe e mirësi dhe bekim e dashuri
Për të gjithë popujt në mbarë botë
Paqe e mirësi dhe bekim e dashuri
Uroj për kombin tim të dashur
Me emrin e lashtë tremijë vjeçar
Pallazgo- Ilir - shqiptar.