Remzi Basha shquhet përmes një asimilimi të përsosur të kësaj gjuhe në të cilën shkruan një poezi të ndjeshme, të rrjedhshme, me infleksione popullore të një hijeshie të rrallë. Libri i tij është një vëllim me poezi dashurie që buron nga një shpirt i zjarrtë e i vrullshëm, i joshur nga butësia e femrës, i kapshëm nga magjia e saj, por edhe i rrëmbyer nga bukuria e natyrës që mban jehonat e një historie të gërshetuar me elemente pitoreske dhe romantike. Dardania, ish/provincë iliriane e banuar në lashtësi me dardanë (Kosova e sotme), konfigurohet si një hapsirë e mbrujtur me një shenjtëri të veçantë, të cilën poeti e pikturon dhe konzervon nën aspektin e një lirizmi të dridhshëm. Magjia e poezisë së Poetit të Dashurisë na vjen si një dhunti e veçantë e shprehjes me një çiltërsi të hijshme, të hapur e transparente. Vargjet kanë një erotizëm plot shend e verë. Shëmbëlltyrat e një ndjeshmërie të mëndafshtë hiperbolizojnë objektin e dashurisë që zgjon admirimin e një mrekullie të veçantë.
Dashuria e Poetit të Dashurisë është gjenerator i energjive të mbara: ,,E dashur,/ Eja të bëhemi fqinjët e dritës!/ Ti as që e di/ Se përballë teje/ Gjenden rafte/ Bibliotekash të ndritura./ Eja! Të pëshpërita,/ Hapi këto libra të lashta/ Dhe lermë/ Të ta përkëdhel trofenë!‘‘ (Fqinjët e dritës). Vërehet këtu një infuzion i çliruar elementesh folklorike që vijnë nga një lashtësi fabulative, nga përrallat e kulturës popullore, nga një e shkuar heroike e përjetësuar në kujtesën afektive, përzjerja e së cilës e pronëson artin poetik të krijuesit: ,,E tejkaloj vetveten duke ecur./ Duke marrë frymë dëgjoj/ Një tringëllimë yjesh/ Që më rrah në tëmtha/ Dhe zgjohem duke murmuruar:/ Jemi vëllezër/ Që nga kohët antike:/ Përherë të mashtruar,/ Të plaçkitur e të plagosur./ Nënat tona ditë për ditë/ Përpilojnë një fjalor trako-tragjik/ Me barëra mjekuese/ Derisa unë/ Flas me vetveten/ Për demokracinë e erërave,/ Për prita armike/ Dhe kështjella të fundosura.‘‘ (Ars poetica).
Biografia e autorit është gurrë e poezisë së tij, burim i një autenticiteti që thellësohet sipas përmasave të njohjes, të vetëdijësimit të rrënjëve: ,,Sa herë që gruaja duke psherëtirë/ E shprehte në gjuhën amtare një mall/ Arnauti i saj i thoshte: Në gjuhën tënde më ka kapluar malli/ A po dëgjon: Të dua në gjuhën tënde!‘‘. Remzi Basha konsiderohet si njëri ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të poezisë shqipe në trojet Diasporës. Në vargjet e tij ekziston një ndjenjë e rëndësishme dhe permanente e shpresës, e besimit në zemërgjerësinë njerëzore, në dashurinë që mund ta mundë vetminë, ahmarrjen, xhelozinë, urrejtjen. ,,Ti je zemra ime e zhuritur/ Në një kohë shqetësimesh të mëdha/ / Ti je dhembja ime/ Kur fryjnë erërat/ Dhe papritur ndërron moti// Një ditë do të kthehesh/ Kur zëri thërret/ T’i shtrish duart anëdeteve// E të thuash/ Pritmë pak muzë e largët/ Pritmë pak‘‘ (Pritmë pak). Një poezi delikate dhe e fuqishme në të njëjtën kohë që reflekton botën e përbujshme të një populli të përvuajtur, përmes ndërgjegjes së tij më të lartë.
stilesh të ndryshme, poezitë e tij mbajnë shenjën e modernitetit, duke trajtuar tema madhore: dashuria, vdekja, liria, në pjesën dërmuese të tyre duke u ndjerë jehonat e një të shkuare të përbujshme. Shumica sosh kanë një tingull të frustruar dhe reflektojnë elemente karakteristike të një zone të magjepsur përnga historia e saj. Fjala është për Kosovën e ndodhur ndërmjet Shqipërisë dhe Luginës së Timokut, e pushtuar përgjatë viteve, rradhë pas rradhe, nga romakët, turqit, nga serbët, ndërsa sot e ndodhur nën proteksionin ndërkombëtar të OKB, NATO, UNMIK. Hijeshia e vargjeve të Remziut gërshetohet me romantizmin dhe heroizmin e një populli për të cilin Jorga pohonte se është ,,kushëri gjaku‘‘ me rumunët, ndërsa B. P. Hashdeu thoshte se janë ,,vëllezërit tanë‘‘ të të njëjtit gjak.
Krijimitaria e Remzi Bashës sintetizon disa nga vetitë më të rëndësishme të poezisë kosovare. Në veprat e tij janë prezente kujtime nga historia e popullit shqiptar, por edhe elemente nga jeta e përditshme, të transfiguruara me shije të hollë e me magji, duke e konstituuar madje bërthamën e artë të poezisë. Nuk mungon njëfarë doze e patetizmit që vjen për kolorizimin personal të vargjeve që flasin për dashuri, për miqësi. Përfytyrimet kanë atë kthjelltësi që vjen nga një shprehje e hijshme, nga një tundim joshës që përpëlitet në shtjellën e përshtypjeve dhe përfytyrimeve orteku i të cilave nganjëherë filtrohet në një krijesë e cila fillimisht duket e çuditshme, paradoksale dhe stimulative. Poezitë e tij përpiqen të përfshijnë esencën e botës në forma të koncentruara, nganjëherë deri në hermetizëm, prej këtu njëfarë ngarkese magjike e fjalëve që mbështeten mbi intuitën dhe mbi disponimin e resceptorit.
VEPRAT E REMZI BASHËS
1. Zëri i Atdheut
2. Fire in My Hands,
3. Zëri i Kosovës
4. Ringjallja e Atdheut
5. Nusja nga Çamëria
6. (Dy)Ademat
7. Në tokën amë
8. Zjarr në duart e mia
9. Testamenti i dashurisë
10. Gëzimi i ëndrrave
11. Trimat e Dardanisë
12.Merrmë me vete
13. Drita e dashurisë
14. Gjeografia e atdheut
dhe alfabeti i atdhedashurisë
15. Poezi bashkëkohore shqipe
16. Mbretëria e dashurisë
17. Fuqia e dashurisë
18. Bota e bekuar e dashurisë
19. Fuqia mgjike e dashurisë
20. Pranvera e dashurisë
21. Parajsa e dashurisë
22. Shpirtluanesha e Dardanisë
23. Perandoria e dashurisë
24. Porta e lumturisë
25. Me ty vjen pranvera
26. Vetëm për ty jetoj
27. Afërdita ime
28. Shpirti im i shenjtë
29. Ti je mrekullia ime
30. Dallgët e dashurisë
31. Lumturi hyjnore
32. Delta e dashurisë
33. Shtrati i dashurisë
34. Zjarri i dashurisë
35. Mosha e artë e dashurisë
36. Nuset e fjalës
37. Shija e dashurisë
38. Zanat e dashurisë
39. Nektari i dashurisë
40. Dallgët e dashurisë
41. Mjalti i buzëve tua
42. Lumturia
43. Remzi Basha për Nehat Jahiun
44. Perëndesha e dashurisë
45. Zemërzana a dashurisë
46. Stina e Dashurisë
47. Perlat e Shpirtit
48. Lugina e lumturisë
49. Mrekullia e dashurisë
50. Energjia e dashurisë
51. Në prehërin e kujtimeve
52. Nuk është vonë për dashuri
53. Për tepër e ëmbël
54. Zjarr i shenjtë
55. Tërmet erotik
56. Bukuri e bekuar
57. Loçka e lezetshme
58. Parfum i përmallimit të shenjtë
59. Shija e ëmbël e dashurisë
60. Dëshirat e dashurisë
61. Ti je shpirti im
62. Parfum i përmallimit të shenjtë
63. Dashuri e lëngshme
64. Me shpirtin në buzë
65. Dashuri e përjetshme
66. Zana e zemrës sime
67. Në mbretërinë e ëndrrave
68. Meditime erotike
69. Dashuri e pakufishme
70. Dashuri e përflakur
71. Buzëqeshje magjike
72. Lulet e kujtimit
73. Dashuri e përjetshme
74. Eja në mesnatë
75. Dashuria e parë
76. Oqeani i dashurisë
77. Zemërzana e dashurisë
79. Dashuri magjike
79. Në prehërin e buzëqeshjes sate
80. Ti je shpëtimtarja ime
81. Zana e dashurisë sime
82. Mrekullia ime e lezetshme
83. Hëna më shikon duke buzëqeshur
84. Prej teje nuk mund të hkëputem
85. Loçka e lëngshme
86. Gjiloçka e lalës
87. Bukuroshja ime
88. Loçka ime e lezetshme
89.Dashuri magjike