Heshtjes së kallur
T’i falet pak shi,
Shpirtit i lëkunden
Valët shterruara n’gji,
Dhembjet e moqme
I ngacmojnë plagët
Me mallin e grisur
E gjakun e mpiksur.
Nuk mund të ç’lirohesh
Vetëm me barë gjumi,
Apo të presësh gjatë
Shtypjen e shputave,
Stinët vijnë e shkojnë
Nga moti në mot,
Lulet e «vjedhura» thahen
E njomën përditë me lot…
Sa e ke vështirë Nënë,
Mes pritjeve të gjata,
Dhembje derdh dita
E rëndë kalon nata
Me zemër qëndrese
Edhe atëherë kur nuk flet
Nuk shterret kurrë zëri saj
Heshtja shpirtin e vret.