A ma falë do Bjeshkë ?!
Do, vetëm do Bjeshkë…
m’lutet nja i padokshëm
që nuk fshehet,
nja që gardhet e megjët
në terr
mi shtyn
prej meje.
Lyp e lyp
e nuk ngihet
bjeshken e vërrinin tem
e ka halë në sy,
e syni i tij i keq,
ka shekuj
që m’ban mgji
aq sa ngajëherë
m’doket
se nan lkuren
teme ka hi
Po a falet Bjeshka,
vetëm aty dielli
asht n’ty
sy me sy,
vetëm aty
un
e prek tokën,
qella,
vetëm aty
t’rrokë ty.
Vetëm aty,
vetëm aty endesh
tuj u rritë
edhe n’pleqni
Vetëm
aty je i ngimë
natyrë,
e udhë t’pa sosne
çelen n’ty