Atje, në fund të kopshtit
një lis vështron përpjetë
dhe era në mbarim të shkurtit
ndër degë rrëmben e flak foletë.
Atje, në fund të kopshtit
at’ lis pa gjeth, pa fëshfërimè
mos largësi e praruar
e josh në fluturim,
tek çohet krahapur për qiell
me vrull shqiponjë e lirë,
përflakur nëpër diell
e zgjuar nga një dëshirë?
Atje, në fund të kopshtit
një lis vështron përpjetë
dhe era në mbarim të shkurtit
mbi degë flladit foletë.…