Peja e poetëve, Rugova e poetëve,
Azem Shkreli, Është gjallë, Kurrë nuk ka për të vdekur,
Poezitë e tij do të jetojnë përjetë.
Peja e feston,
E kujton shkrimtarin e madh,
Autorin e "Karvanit Bordhë", Azem Shkrelin,
Njërin ndër shkrimtarët më të mëdhenj,
Pas Luftës së Dytë Botërore, Në trojet kosovare.
Azem Shkreli, Poeti ynë i madh,
Edhe kur nuk është mes nesh,
Poezitë e tij i këndojnë
Me aq përkushtim,
Historisë së dhimbshme
Gjatë shumë shekujve,
Popullit shqiptar Dhe Kosovës martire,
Dardanisë së dikurshme,
Të cilës iu ndryshua emri Nga Dardani në Kosovë Nga kolonialistët sllavë.
Sado që flitet dhe shkruhet shqip,
Kudo që ka shqiptarë,
Emri i poetit Azem Shkreli Do të kujtohet gjithmonë,
Dhe sa të fluturojnë Shqiponjat në qiell
Dhe shqiptarët mbi tokë,
Emri i këtij kolosi
Do të mbetet i pavdekshëm
Në historinë e kulturës
Të kombit tonë.