Ajo ishte sikur dritë djelli, por ai nuk e shihte, ajo kishte një ëmbelsi në vete, te tjerët e shikonin e donin, e admironin, ai nuk e shihte, ajo ishte e bukur, shkëlqente si rreze dielli, ai nuk e shihte, ajo kishte një qendrim që të gjithë e lakmonin, por prapë ai nuk e shihte..
Ajo ishte e lënduar, por e mbante vetën aq shumë, por prapë dukej e bukur nga jashtë, si dhe kishte një shpirt shumë të bukur, saqë ndonjeherë harronte vetën për të tjerët…
Në një moment edhe ajo vendosi që ai mos ta shihte.. sepse i humbi deshira për ta parë..
Ishte e lumtur dhe vetëm…