Erdhi përsëri kjo ditë vere
Dhe sa të tilla do venē e do vinë
Në oborrin e shtëpisë ku më priste babai shkova,
Pluhuri kishte mbuluar çdo gjë,
Dimri vrarë e kishte atë vend.
Kajsia para porte kishte çelur
Më thoshte eja pranë meje se unē po të pres
Lulet për ty i çela
Të kujtosh gjithmonë tët ét.
Zërin e tij aty e kishte lënë
Më vinte në vesh...shiko moj grua, dil kush erdh'
E shtrenjta e babit ma zbukurove këtë ditë vere
Oborrin ma mbushe më gëzim e hare,
Me nipin e mbesat që m'i solle...
Oooh Zot sa qetësi,
Heshtje kudo në çdo vend
Askush nuk po më pret as tek shtëpia e babit
E as në lagje ku heshtja ka zënë vend
si një hije e zezë dhe e rëndë.
Në pragun e derës u ula
Pluhurin e lava me lotët e mallit
Tani vetēm shkova
Fëmijët m'u rritën, kanë marrë rrugën e vet....
As zërin e mamit nuk e dëgjova
Iku dhe ajo tek bijtë e saj,
Pa prag më la, pa më pritur
Nuk e mendonte se një ditë drynit shtëpinë testament ia la.
Ikën të gjithë,
Une rri e i pres për ditë vere e ditë moti
Kujtimin e tyre marr udhës sime
Ushqim per shpirtin e përmalluar e të lodhur
As dorē njeriu që hap portën,
As Konstandin që çohet dhe merr motrën.