Sa e vjetër
Sa e ëmbël
Sa e bukur
Si një lule
Me buzë t ‘kuqe.
Është shkruar
Dhe falur shumë
Për gjuhën shqipe
Këtë t'folme t ‘bekuar
Këtë gjuhë t ‘perëndisë
E kanë folur
Pellazgët
Me mija vite
Para se t ‘mbahej
Kongresi Manastirit
Për përpilimin e Alfabetit shqip.
Ekzistojnë shumë teori
Për këtë gjuhë t ‘Ilirisë
Shpesh harrohet
Për t ‘thënë
Se n ‘këtë gjuhë t ‘bekuar
Dikur kanë komunikuar
Me njerëzimin
T ‘gjitha perënditë.
Dalë nga dalë
E vërteta po shpalosët
Gjuha shqipe
Është themeli
I t ‘gjitha gjuhëve
T ‘popujve t ‘Evropës.