Në muajin e bekuar të Ramazanit
Për t’i promovuar hilet e shejtanit,
U mblodhën me qindra politikanë
Duke marrë në gojë gjithë dynjanë.
Ata janë, po aq edhe mendjevrarë
Sa dhe n’Ramazan bëhen mëkatarë,
Nuk e kursejnë as muajin e shenjtë
Vetëm e vetëm, të vijnë në pushtet.
Mendojnë me Iftare, kthehet besimi
Të cilin e kanë humbur nga fillimi,
Që kur vendosën për të blerë vota
Dhe për t’mbuluar premtimet e kota.
Të cilat populli, nuk i harron lehtë
E kujton betejën politike për pushtet,
Një politikë, që kërcen hop paprekur
Mbi ata, që vet i shpalli të vdekur...
Tani, kur pulës i vjen veja te bira
Mundohen si të futen në fole të lira,
Ah, sa keq kur e qet veten në pazar
Për ta keqpërdorur, të bukurin Iftar!