Në vezullimet e përgjakta të flakës së betejave mesjetare,
princër e fisnik arbëror u besatuan për Lidhjen atdhetare:
në dritën e agimit t’vonuar të sjellin sihariqin e përplasjes,
tI shporrin hordhitë duke i larguar drejt theqafjes.
Në jetën e zemrave autoktonte të ndrydhura fare,
buloi shkrim-leximi në mësonjëtoren kombëtare,
me diellin e gëzimit n’gji, mësuesi rrezatonte dritë diturie,
ndritti shkëlqyer shtigjet e mendjes së kësaj popullësie.
Kur me gjuhën nxjerrë nga qafa - ra e kuqja perandori,
ngadhnjimtarët e marsit shuan etjen shekullore për liri,
si n’vegim - mbollën shpresa historike të një bote t’re -
nisën një epokë t’bardhë gjithë shend dhe hare.
Gjatë epopes ngjyrë t’kuqe si zjarri dhe gjaku
n’Dardaninë liridashëse - për t’i dalë haku,
sokolat çlirimtarë u blatuan për Tokën e ëndërruar,
n’duel me armiqët e shpërndarë si zogjtë e korbit t’tërbuar.
Ndërsa, kur plasën trazirat - nga zemrimi rinor e frymëzues
me shtrydhje t’fortë truri e shpirti protestues,
viktima që me gjak e lak kërkohej nga duartë e zeza -
nuk i shpëtoi kamxhikut të shtrigës mallkuar ndër breza.
Shqiponja gjigante shoqëruar nga shpendët shtëpiak,
pasi duruan - sa nuk durojnë qielli e toka bashk,
penguan armikun sllav që me petkun e djallëzuar
të kridhet tutje në mizori e barbari duke i përshkallëzuar.