Momenti kur
Gënjeshtra veshi
Rrobët e t'vërtetës
Dhe t'vërtetën e la lakuriq
Nga turpi e vërteta
Ra në lum dhe u mbyt..
Jo vetëm me një prill
N'çdo vit
Por nga ateherë
Shumë kush
Më shumë i beson
Rrenës për t'vërtetë.
Dhe tradhtisë për besë
Prandaj edhe rrena
Është bërë pjellë
E t'gjitha t'këqijave n'jetë.