Lajmin i ditës së sotme
Askush nuk ka pritur
Sot qeveria na kumtoi
Pensionet qenkan rritur
Për pleq e pensionerë
Lajme shumë të vërteta
Në fund të këtij muaji
Do ju trashet kuleta
Sot kemi marrë vendim
Madje-madje pa asnjë hile
Secili preje juve do keni
Nga pesë qindarka jeshile
Lajmin shpejt mori dhenë
Te çdo plak e pensionerë
Ju falenderohen qeverisë
Për këtë vendim me vlerë
Në mbrëmje qeveria doli
Me një lajm “pak” të keq
Tërë ditën ka qenë një prilli
O pensionerë, plaka e pleqë