S’mundem të rri brenda
Dhe ta kyçi derën,
Dhe as dritaret ti mbylli
Më shtyen diçka brenda
Të dal në rrugë dhe të shoh
Atje ku bota zhurmon
Ta shoh qenjen si frymon.
Dal e pres në rrugë
Vërshimet e shiut të fjalëve,
Që botën e përshkojnë
Si rritet kjo racë mendje lehtë
Që burimin e vet e rrënon,
Mandej kthehet e vajton
Për lulet që janë shembë…
S’mundem të rri brenda
T’a kyçi derën e dritaret,
Me lahutë mbi gjunnjë
Ti vajtojë plagët e popullit t’im
Duke hekurosur përgjigjet
Dhe pyetjet e tyre që kullojnë gjak.
Gjak po derdhët rrugëve të botës
Rrjedh gjak nga plagët e mbyllura,
Buçima e fuqisë djallëzore s’ndalet
Troket dyerve n’agimet e mjegulluara.
Edhe në fundin e natës së errët
Nuk ka qetësi nga valët e idhëta,
Përplot fëmijë ngjiten kodrës së kuqe
Me buzëqeshje të këputura e në vaj
Ëndërrat e tyre t’prera e të tretura,
Çfarë loje e tërbuar në sytë e botës
Një kundërmim i harruar na mundon.
Në rrugë patjetër më duhet të dal
S’mundem derën ta kyçi, as dritaret
Të shoh e të dëgjojë zërin e fëmijëve
Dhe frymëmarrjen e tyre ta ndjejë e ta shijojë.