Këndej e matanë detit
Kodra, suka, sheshi...
U tundën sikur valët
Kur qeshi Arbëreshi.
Nuk e kish pas ditur
Arbër zemërarti,
Se këndej gomari
Shalohet si ati.
Nëpër rrugët tona
Që shtrihen zinxhir,
Vrapimet gomarçe
Nuk e kanë vështirë.
Kur shikojnë e flasin
Me fjalët e urta,
Mollët e kalbëzuara
I marrin për t’buta.
I hanë me kënaqësi
Për qejf si përshesh,
Edhe pse nga lart
Zoti i përqesh.
Mundohen ta ftojnë
Të madhin n’gosti,
Atëherë Arbëreshi
Buzëqesh përsëri!