Veç me varre u mbush Drenica,
Kudo dhembje e ofshamë,
Një tufë lulesh në dorë mbanë nëna,
N’varre t’bijën e kërkon.
Vitet shkojnë e malli s’shuhet,
Zemra e nënës veç rënkon,
Të heshtur t’kam o bijë n’kujtime,
T’fundem herë kur m’thirre nanë.
Kot kërkove ndihmen time,
Duart e shtrira t’i kujtoj,
Nëntë plagë n’trup t’i shëroi nëna,
Por nga vdekja s’të shpëtoi.
Të vranë herët bija ime,
T’i shuan ëndrrat e rinisë,
Por mbi gjakun tënd moj nënë,
Mbinë lulëkuqet e lirisë.
Unë po plakëm dalëngadalë,
Vitet jetën ma kanë marrë,
Por ti je gjithmonë e bukur,
E mjera unë që s’të kam pranë.
Rri e qetë o bija ime,
Për atdhe therror ke rënë,
N’kujtim t’nënës do të mbetësh,
Edhe pse zemra më s’duron.
Lule t’bardha te varri t’solla,
Për t’kujtuar n’përvjetor,
E mendoja dasmën tënde,
Me shumë krushq edhe dasmorë.
Unë po iku o shpirti im,
Këmbët lodhjen nuk ma mbajnë,
Ndoshta n’ëndërr do të takohemi,
Ndryshe dhembja po më verbon.