Dielli im i vogël
Si halë në sy,
Rri varë në sqepin
E korbave të zi.
Jemi t’parët
Në këtë truall
Afër valëve,
Ku s’pushojnë
Murlanet kurrë.
Hej! përtej
Hesht njëherë,
I ngjanë hijes
Së trembur
Dhe fantazmës
Së çmendur,
Me ato duar
Të përlyera
Me gjak e vrerë
Deri në llërë.
Mos, të lutëm
Mos luaj lojën
E diellit në sy,
As me shkëmbin
E këtyre trojeve
Për lakmi,
Se do na tremben
Rrugët e kujtimit
Dhe do të qelbët hija
E duave të mallkimit.