Kjo fole e lasht sa jeta
lindi Shqipen me dy krena
e pat falë vet Perëndia
qysh a'herë kur u lind njerëzia!
Këto vezë me zogj Shqiponje
një Zot kan, n'të gjitha trojet
i kanë ndarë që t'i vog'lojnë
sa më lehtë, t'i sundojnë!
Tash po vjen, ajo ditë e bardhë
zogj't e Shqipes, njësoj t'besojn
kur Shqipëria të bashkohet
fjalë e ZOTIT, veç shqip t'pranohet!